Basketboll

KAMZA FITON SUPER-PËRBALLJEN NDAJ PRIZRENIT 16

Prishtinë(AsistiOnline) – Kamza e ka fituar përballjen e dytë të xhiros së parë në Ligën Unike ndaj Prizrenit 16.

Ekipi shqiptar nga Tirana ka triumfuar ndaj Prizrenit 16 me rezultat përfundimtar 91-96.

Ishte ky një super-duel i zhvilluar në Therandë me Prizrenin 16 që e fitoi çerekun e parë 31-27, derisa në të dytin triumfoi bindshëm Kamza 20-30 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat final 51-57.

Në pjesën e dytë, Prizreni e nisi më mirë dhe e fitoi çerekun e tretë 23-11, por çereku i fundit dhe vendimtar i takoi Kamzës 17-28 dhe fitorja me meritë i takoi kësaj të fundit.

Komplet pesëshja startuese e Kamzës arriti pikë dyshifrore sonte, Matthew Eldridge me 23 pikë e 11 kërcime, Gerard Davis me 21 pikë, Niko Thano me 17, Reece Brooks me 16 e Abrian Edwards me 14 pikë.

Te Prizreni 16 nuk mjaftuan për fitore, Courney Fells me 20 pikë, Ivan Koljeviq me 18 e Urim Zenelaj me 14 sosh.

Në xhiron e rradhës, Prizreni 16 i shkon Tiranës e Kamza takohet me Vllazninë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.