KBF PRISHTINA ME FITOREN E TRETË RRESHT
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka arritur fitoren e tretë rresht të stinorit të ri në Superligën e Femrave.
Vashat kryeqytetaste janë treguar të pamëshirshme ndaj atyre gjakovare, duke triumfuar me rezultat të thellë 54-117.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të prishtinaseve dje, Agnesa Rrahmani(29), Sarah Mgbeike(24), Sumeja Kosumi(19) dhe Aisia Robertson(18).
Te Vëllaznimi, Rina Hoda pati 22 pikë e Benita Juniku 17 sosh.
Pas xhiros së tretë, Prishtina pozicionohet në vendin e parë me 6 pikë dhe 3 fitore nga 3 ndeshje të luajtura. Derisa, Vëllaznimi gjendet i parafundit me 3 pikë e asnjë fitore.
Në xhiron e rradhës, Prishtina e pret Bashkimin e Vëllaznimi i shkon Trepçës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.