Basketboll

ARRIHET TRIUMFI I PARË PËR PRISHTINËN NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur fitoren e parë në stinorin e ri të Ligës Ballkanike.

Kryeqytetasit kanë fituar në shtëpi ndaj Beroes me rezultat tejet të thellë 83-61, duke iu gëzuar kështu fitores së parë në këtë garë.

Realisht ekipi prishtinas që nga fillimi e deri në fund e dirigjoi këtë takim duke i fituar të gjitha periodat e ndeshjes(21-19, 21-18, 17-8, 24-16) dhe fitorja erdhi natyrshëm.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sonte, Nikolas Tomsick me 17 pikë, 6 kërcime e 5 asiste, Dachon Burke me 13 pikë, si dhe Lejson e Jetmir Zeqiri me Biram Fayen me nga 10 pikë secili.

Te Beroe me lojë të mirë u dalluan, Obinna Oleka me 19 pikë, Anton Cook me 12 e Dequan Abrom me 11 sosh.

Në xhiron e rradhës së BIBL-së, Prishtina takohet me Ibrin e Rozhajës më 2 nëntor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.