Basketboll

NISIN NDRYSHIMET, KËTO JANË DY PËRFORCIMET E REJA TË RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ashtu siç ka paralajmëruar edhe ka bërë disa ndryshime të theksuara te lojtarët e huaj.

‘Vreshtarët’ tashmë kanë arritur marrëveshje me dy lojtarë të huaj të cilët pritet të zyrtarizohen shpejtë në kampin bardhekaltërt.

Bëhet fjalë për organizatorin, Cavon Baker dhe alo-qendrën, Tyheim Monroe të cilët shpejtë pritet të bashkohen me rosterin e Rahovecit.

Sa i përket fundorit, Cavon Baker ai është i gjatë 185 centimetra dhe përkundër 28 viteve mbi supe, nuk është se ka përvojë jashtë basketbollit amerikan, përpos kolegjit nga NCAA1 ”St.Peter’s”, ndërsa pas kolegjit kishte luajtur në një ligë verore atje me ekipin ”Tri-State Admirals” ku në 11 ndeshje ishte paraqitur me 8.9 pikë, 3.9 kërcime e 2.2 asiste.

Ndërsa, aloja amerikane Tyheim Monroe është i gjatë 201 centimetra dhe te Rahoveci vije pas përvojës para-pandemike me ekipin nga elita braziliane ”UniFacisa” tek të cilët u paraqit me mesatare prej 9.4 pikësh, 7.4 kërcimesh dhe 1.4 asistimesh për ndeshje. Monroe karrierën si profesionist e ka të nisur në kolegjin amerikan ”Cabrini” tek të cilët kishte luajtur për katër sezone(2014/18).

Ende nuk dihet se cilët nga lojtarët e huaj pritet të largohen nga Rahoveci, por një gjë është e sigurtë, ndryshime të mëdha i presin ‘vreshtarët’ e për çdo risi do t’ju mbajë të informuar AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.