Under Header

spot_img

VIDEO LAJM: SI STARTOI LIGA UNIKE NË ASIST

spot_img
spot_img

(ASISTIONLINE ) – Starti i Ligës Unike ishte shumë interesant dhe solli sukses 50% të skuadrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përderisa finalistët e edicionit të kaluar të Ligës Unike, kampioni Golden Eagle Ylli dhe Peja startuan me fitore, therandasit triumfuan ndaj Vllaznisë në Shkodër me rezultat 79:67 dhe pejanët në Durrës ndaj Teutës me 9 pikë epërsi (82:73) nga ana tjertër Tirana mposhti Rahovecin në Asllan Rusi me rezultat të ngushtë 79:74 kurse Kamza Basketi pas një trileri të vërtet triumfoi ndaj Prizrenit 16, me rezultat 96:91.

Pas xhiros së parë, lider i Ligës Unike është kampionia aktuale Golden Eagle Ylli e ndjekur nga finalistja Peja, Kamza dhe Tirana, të gjitha me nga 2 pikë ndërsa pjesën e dytë të tabelës e zënë Rahoveci, Prizreni-16, Teuta dhe Vllaznia

REZULTATET DHE TABELA (XHIRO 1)
Tirana – Rahoveci 79:74
Prizreni-16 – Kamza 91:96
Vllaznia – Golden Eagle Ylli 67:79
Teuta – Peja 73:82

                                     F   H    +/-        P
1.Golden Eagle Ylli      1    0    +12      2
2.Peja                          1    0    +  9      2
3.Kamza                      1    0    +  6      2
4.Tirana                       1    0    +  5      2
5.Rahoveci                  0    1    –   5      1
6.Prizreni-16               0    1    –   6      1
7.Teuta                        0    1   –   8       1
8.Vllaznia                    0    1   – 12       1

Startin e edicionit 2021/22 të Ligës Unike e cila bashkoi basketbollin mbarëkombëtarë shqiptar, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra  e analizuan me një shoqëri goxha të madhe, përfaqësuesit e klubeve kosovare pjesëmarrëse në Ligën Unike dhe drejtorin e Ligës.

Mysafirë të ASISTIT 467 ishin Gëzim Morina kapiteni i Golden Eagle Yllit), Urim Zenelaj  gjiganti i Prizrenit 16 që sivjet debutoi në Ligën Unike, Daniel Lekndreaj i Pejës e cila startoi me fitore këtë edicion, kryetari i KB Rahoveci, Alban Rama dhe drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Ishte kjo një bisedë sa interesante, aq edhe zbavitëse me mysafirët në studio

Komplet bisedën mund ta shikoni në videon më poshtë. Shikim të këndshëm

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds