Basketboll

DERBI DRAMATIK I TAKOI BASHKIMIT, QË NGRITET SHUMË NË TABELË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka fituar përballjen dramatike ndaj Pejës në sfidën e fundit të xhiros së tetë në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë triumfuar edhe pse shumë ngushtë ndaj Pejës në cilësinë e vendasve me rezultat final 85-83.

Ndeshja ishte tepër interesante me Pejën që e nisi atë duke fituar çerekun e parë 19-28, derisa në të dytin Bashkimi u këndell duke triumfuar me shifra identike(permutuara) sikurse Peja 28-19 dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 47-47.

Në pjesën e dytë u zhvillua poashtu lojë shumë e ngushtë me Pejën që e fitoi periodën e tretë 15-20, derisa Bashkimi u përkujdes që ta fitojë periodën vendimtare, mjaftueshëm sa për fitore 23-16 e cila ndikoi direkt në epilogun final për Bashkimin fitues.

Anton Kazarnovski ishte fantastik në fitoren e Bashkimit sonte me 25 pikë, ndihmuar edhe nga Julien Lewis e Avi Toomer me nga 16 pikë secili, ndërsa Immanuel King shtoi poashtu 12 pikë.

Te Peja nuk mjaftuan për fitore, Arian Qallaku me 21 pikë, Henrik Shirko me 16, Stephen Maxwell e Erdem Ilter me nga 14 pikë dhe Leonard Mekaj që kishte 11 sosh.

Pas xhiros së tetë, Peja përkundër humbjes mbetet si skuadra e parë në tabelë me 14 pikë, 6 fitore e dy humbje, ndërsa Bashkimi ngritet në pozitën e dytë së paku përkohësisht me 13 pikë, 5 fitore e 3 humbje.

Në xhiron e rradhës, Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin e Peja luan ndaj Sigal Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.