LAJM I MIRË PËR KLUBET E PRIZRENIT, LIROHET ZYRTARISHT PALESTRA ”SEZAI SURROI”
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i mirë ka ardhur sonte për klubet e sportit e në veçanti ato të basketbollit nga Prizrenit.
Komuna e Prizrenit pritet të ndërrojë lokacionin për vaksinimin e qytetarëve për COVID-19 dhe rrjedhimisht salla e sporteve ”Sezai Surroi” pritet të kthehet në funksion të klubeve sportive.
Kryetari i Prizrenit, Mytahet Haskuka përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se nga e hëna qytetarët e Prizrenit do të mund të vaksinohen në lokacion të ri.
”Dua të njoftoj se qendra e vaksinimit kundër Covid-19, nga dita e hënë, do të bartet nga qendra sportive “Sezai Surroi” në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lakuriq”, thuhet në njoftim.
Ekipet prizrenase të meshkujve dhe femrave, pritet të rikthehen në ”Sezai Surroi” pas një kohe të gjatë edhe pse nuk dihen nëse palestra do të jetë menjëherë e gatshme, pas hyrje-daljeve të shumta që janë zhvilluar aty.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.