Basketboll

KBF PRISHTINA FITON DERBIN NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së mesjavës në Superligën e Femrave ndaj Bashkimit.

Vashat prishtinase e kanë vazhduar formën e mirë sivjet, duke mposhtur Bashkimin në Therandë me rezultat tejet të thellë 77-61

Ishte kjo një ndeshje që nuk i përngjau derbit në fakt, për faktin se Prishtina e dominoi tërë ndeshjen me epërsi tejet të thellë duke e shfrytëzuar krizën që e ka Bashkimi momentalisht dhe e fitoi ndeshjen pa ndonjë telashe të theksuar(23-12, 17-13, 16-15, 21-21).

Individet më të dalluara në këtë fitore të Prishtinës ishin, Sarah Mgbeike me 21 pikë e 26 kërcime, Arbnore Përçuku e Aisia Robertson me nga 14 pikë dhe Agnesa Rrahmani që shtoi 13 pikë.

Te Bashkimi pikë dyshifrore arritën, Irma Konjusha(15), Era Shatri(14), Ulpiana Emra(12) e Janae Barnes(11).

Në xhiron e rradhës, KBF Prishtina e luan derbin ndaj Penzës e Bashkimi ndeshet me Trepçën.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.