Basketboll

LARGIM I BUJSHËM NGA RAHOVECI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshimet e mëdha te Rahoveci po vazhdojnë pas rezultateve aspak të mira që po i përjeton skuadra në fillim të këtij edicioni.

Nga ‘vreshtarët’ së fundmi është larguar një lojtar që kishte ardhur me shumë bujë në skuadër, bëhet fjalë për qendrën, Nick Banyard.

Në 6 ndeshje të Superligës së Kosovës me Rahovecin, Banyard luajti me double-double mesatare prej 21.2 pikëve e 11.7 kërcimeve.

Qendra në fjalë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re, pasiqë jo zyrtarisht mësohet se atë e kanë vërshuar disa oferta tejet serioze.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.