Basketboll

YLLI TRANSFERON ALO-QENDËR TË HUAJ ME PËRVOJË TË MADHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka transferuar edhe një lojtar të huaj.

Therandasit kanë zyrtarizuar si përforcimin më të ri të tyre, alo-qendrën amerikane, Kinu Rochford.

31 vjeçari nga Brooklyni i SHBA-ve, është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4/5.

Basketbollisti në fjalë pas vetes ka një karrierë tejet të bujshme me shumë skuadra, duke luajtur në Angli(Plymouth), Francë(Le Portel), Islandë(Thor), Izrael(Elitzur), Lituani(Suduva), Holandë(Leeuwarden) dhe Zvicër(Boncourt).

Në edicionin e fundit(2019-20), Rochford ka luajtur fillimisht në Islandë me Hamarin në 4 ndeshje me mesatare prej 11.8 pikëve, 9.3 kërcimeve e 3.5 asisteve.

Derisa më pas për 6 ndeshje ka luajtur edhe në Portugali me Terceiran me 11.8 pikë, 10.2 kërcime e 2.7 asiste për ndeshje.

Vlen të ceket se Rochford në stinorin 2018/19, ka qenë bashkëlojtar me Nikolas Tomsickun e Sigal Prishtinës, në elitën islandeze në ekipin e ”Thorl”.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.