Basketboll

PUBLIKOHEN DATAT E AFATIT KALIMTAR DIMËROR NË KOSOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka mbajtur një mbledhje gjatë ditës së djeshme dhe ka marrë disa vendime.

Një prej vendimeve më të rëndësishme nga kjo mbledhje ka qenë edhe ai për datat e afatit kalimtar dimëror.

Bordi i FBK-së ka vendosur që afati kalimtar dimëror për basketbollistët/et vendorë/e të hapet prej 20 deri më 30 Dhjetor 2021.

Ndërsa vendimet e tjera mund ti lexoni mëposhtë:

  1. I ka miratuar Propozicionet e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22.Ka vendosur
  2. E ka miratuar kërkesën e përfaqësuesit të Kosovës, Alban Veseli për regjistrim të parë në këtë edicion garues. Regjistrimi do të jetë i vlefshëm nga data 15 Nëntor 2021.
  3. E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën 01 Janar – 01 Tetor 2021.
  4. E ka miratuar Raportin e Punës për Qendrën Nacionale të Basketbollit, projekt ky i sapo filluar nga FBK dhe i rëndësisë së veçantë.
  5. E ka miratuar Raportin e Punës për gjashtë mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 të përgatitur nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n.
  6. E ka miratuar propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu për emërimin e znj. Shemsije Stublla në pozitën e anëtares së Bordit të FBK-së.
  7. E ka emëruar znj. Vlora Braha si Person Kontaktues për Integritet (Single Point of Contact for Integrity/SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
  8. E ka miratuar kërkesën e Ligës UNIKE në lidhje me pagesat e dënimeve. FBK do të jetë garantuese e dënimeve të klubeve të FBK-së që garojnë në këtë ligë duke ua zbatuar ato në FBK.
  9. E ka miratuar propozimin për fillimin e bashkëpunimit të FBK-së me Junior NBA në Kosovë.

Në njoftim thuhet se vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.