Basketboll

KRYENDESHJA E XHIROS ZHVILLOHET SONTE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Një super-përballje na pret sonte në mbyllje të xhiros së nëntë në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në ”Sezai Surroin” e rihapur pas vaksinimeve për anti-covid që u kryen aty, ku Prizreni 16 i bën konakun Trepçës që sivjet po i kërkon trofetë.

Deri tani Prizreni 16 me një duel më pak, ka 5 fitore e 2 humbje dhe gjendet i 5-ti në tabelë e Trepça gjendet e 3-ta me 14 pikë, 6 fitore e 2 humbje.

Kjo super-përballje fillon sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet në KSport 3.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.