Basketboll

PEJA NDAJ KRYEQYTETASVE, DERBI I PARË I DITËS SË SOTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej përballjeve më interesante në xhiron e nëntë të elitës kosovare është edhe ajo mes Pejës e Prishtinës.

Peja në ”Karagaç”-in e nxehtë e pret rivalin e moqëm, Sigal Prishtinën.

Deri tani të dyja ekipet kanë formë të ndryshme në Superligën e Kosovës, ku Peja ka 6 fitore e 3 humbje, derisa Prishtina më dobët me 4 fitore e 4 humbje, por të dyja kanë shënuar fitore në xhiron e fundit e sot synojnë vazhdimësinë e saj.

Derbi mes Pejës dhe Prishtinës fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në ArtSport 1.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.