Basketboll

CILA ËSHTË PESËSHJA DHE MVP E XHIROS 9 NË ASISTIONLINE ?

PESËSHJA E KËSAJ JAVE SJELL DY DEBUTUES ...

Mesjava e elitës së basketbollit kosovar , Artmotion Supelrigës, solli një pesëshe shumë interesante

Plejmejkeri i xhiros 9 të Artmotion Superligës nga ASISTI, shpallet Ty Cockfield i Trepçës, më meritori në fitoren e mitrovicasve ndaj Prizrenit 16. Ai shënoi 20 pikë e 9 asistime me efikasitet fantastik për dy pikë (80 %.) pasi qëlloi 8 nga 10 dypikëshat e tentuar ndërsa shtoi edhe 4 kërcime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë për indeksin e shkëlqyeshëm plus 30.

Fundori i javës së 9-të në elitën e basketbollit kosovar shpallet Altin Morina i Rahovecit. Ai ishte i pandalshëm për t’i sjell fitoren e dytë sezonale vreshtarëve duke shënuar 31 pikë dhe atë me saktësi gati perfekte për treshe: Altini qëlloi 6 nga 7 tentimet dhe gjithashtu ishte gati i pagabueshëm edhe nga gjuajtjet e lira prej nga qëlloi 5 nga 6 tentimet. Përveç 31 pikëve, Altini shtoi edhe 8 asistime, 7 kërcime dhe vodhi 3 topa për indeksin kozmik prej plus 39.

Pozita e alosë këtë javë i takon djaloshit të shkëlqyeshëm prishtinas, Jan Palokajt i cili erdhi nga Kroacia në vendlindjen e babait. Duke luajtur në Karagaq para gjyshit të tij, Kolë Palokajt që kishte ardhur për ta shikuar, Jani shkëlqeu me 14 pikë e 6 asistime, 2 topa të vjedhur e 2 bllokada kurse efikasiteti i tij për treshe dhe gjuajtjet e lira ishte ideal: Jan Palokaj qëlloi të gjitha 6 gjuajtjet e lira dhe të dy treshet e lansuara për indeksin më të mirë të një aloje këtë xhiro, plus 22.

Në pozitën e alo-qendrës kte xhiro na kthehet ylli i Golden Eagle Yllit: Gëzim Morina. Kapiteni i therandasve shkëqleu dhe ishte më meritori në fitoren e vëhstirë kundër bashkimit pasi realizoi 22 pikë, 3 kërcime , 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë me efikasitet gati perfekt nga loja. Gëzimi shënoi 3 treshe nga 4 temntime dhe 5 dypikësha nga 6 tentime për saktësi fenomenale prej 80% nga loja. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin plus 24

Dhe në pozitën e qendrës, për herë të parë sonte vjen vreshtari: Tyheim Demetrious Monroe. Monroe dominoi absolutisht nën kosha me mdouble double prej 22 pikëve e 16 kërcimeve duke qëlluar 8 nga 12 dypikëshat dhe një treshe nga 2 tentime për çka mori notën plus 33, më të lartën për një qendër këtë xhiro

Pra, pesëshja më e mirë e xhiros 9 duket kështu: COCKFIELD (TRE), A.MORINA (RAH), PALOKAJ (SPR), G.MORINA (GEY), MONROE (RAH).

Krejt në fund, epiteti i MVP-s së xhiros së tetë, pa asnjë dilemë i takon më të merituarit për fitoren e dytë sezonale të vreshtarëve: Altin Morinës. Me 31 pikë dhe gati saktësi ideale , duke shtuar 8 asistime, 7 kërcime e 3 topa të vjedhur dhe me indeksin fantastiko-shkencor prej plus 39, fundori i Rahovecit ishte larg lojtari më i mirë kte xhiro në Artmotion Superligë.

MVP I XHIROS 9 :   ALTIN MORINA (RAHOVECI)

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.