KUQEZINJËT RRADHITIN FITORET NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit që sivjet po garon në Ligën e parë, po e vazhdon luftën për rikthim në elitën e basketbollit kosovar.
Kuqezinjët dje kanë arritur fitoren e katërt rresht, duke triumfuar kësaj rradhe në kryeqytet ndaj Prishtinës së Re me rezultat të thellë 42-68.
Besnik Azemi e Atik Koshi shkëlqyen në këtë fitore të Vëllaznimit me shifra identike nga 18 pikë, 5 kërcime dhe nga 5 asiste secili, derisa u ndihmuan edhe nga Ujkan Karanezi që shtoi 13 pikë të tjera.
Te Prishtina e Re pikë dyshifrore arritën vetëm dy lojtarë, Art Islamaj(15) e Adhurim Aliaj(11).
Pas xhiros së katërt, Vëllaznimi i prin renditjes tabelare në Ligën e parë me 8 pikë dhe 4 fitore nga 4 ndeshje të luajtura, derisa Prishtina e Re gjendet së pasku përkohësisht e 4-ta me 2 fitore e 2 humbje.
Në xhiron e rradhës, Vëllaznimi e pret Borean e Prishtina e Re i shkon New Basketit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.