OKLAHOMA BEFASON KAMPIONIN E SHUMËFISHTË TË NBA-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave me formën më të dobët sivjet në NBA, Oklahoma Thunder e ka mposhtur kampionin e shumëfishtë të NBA-së, LA Lakers.
Thunder të prirë nga Shai Gilgeous-Alexander, kanë mposhtur Lakersin me rezultat 104-107.
Ishte pikërisht Shai Gilgeous-Alexander realizatori më i mirë i OKC-së në këtë fitore me 28 pikë, 6 asiste e 3 kërcime, ndihmuar edhe nga Luguentz Dort me 17 pikë.
Derisa te Lakers s’mjaftuan assesi, Anthony Davis me 29 pikë e 18 kërcime e as Russell Westbrook me 27 pikë, 6 kërcime e 5 asiste.
Aktualisht, Oklahoma ka bilanc prej 2 fitoreve e 6 humbjeve, derisa Lakers kanë 5 fitore e 4 humbje.
Në xhiron e rradhës, Lakers ndeshen me Portlandin e Oklahoma ndaj San Antonios.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.