NUMËR I MADH I LOJTARËVE PERSPEKTIVË TE PRISHTINA [LISTA]
Prishtinë(AsistiOnline) – Një numër i madh i basketbollistëve të rinjë kosovarë janë pjesë e klubeve tona elitare, por që në fakt minutazha e tyre nuk është edhe aq e madhe në krahasim me angazhimin që kanë në stërvitje.�
AsistiOnline.com ka vendosur që këta basketbollistë të rinjë ti shpalos më shumë te publiku, duke krijuar profile të shkurtëra për ta dhe aktivitetin e tyre që e zhvillojnë përgjatë kohës sa qëndrojnë në parket.�
Do e fillojmë këtë shpalosje të tyre tek publiku me lojtarët e ekipit më të trofeshëm kosovar, Prishtina që gjithmonë ka nxjerrur lojtarë kualitativë e njejtë vazhdon të jetë tash.
_________________________
Don Polloshka, Jon Ismajli, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, e Bledar Thaqi, janë disa prej emrave që sivjet po futen në 12shen e Prishtinës rregullisht.
___________________________
Tek Prishtina nga lojtarët e rinjët, individi më aktiv është 19 vjeçari Don Polloshka 171 centimetra i gjatë dhe i cili luan në pozitën e organizatorit e sivjet në 9 ndeshje me kryeqytetasit ka pasur përafërsisht 19.6 minuta në parket me 7.1 pikë, 3.6 asiste e 2.1 kërcime për ndeshje. Polloshka deri tani ka qenë rregullisht edhe pjesë e gjeneratave të reja të Kosovës.

Meriton Ismaili i gjatë 193 centimetra dhe që luan në pozitën 3, ka hapësirë të madhe te Prishtina e Ante Nazorit, ky djalosh sivjet në 9 ndeshje të luajtura me Prishtinën i ka mesatarisht 21 minuta në parket dhe po luan me 10 pikë, 3.8 kërcime e 1.1 asiste për ndeshje.



�Si lojtarë tejet perspektivë te Prishtina llogariten edhe, Bledar Thaqi, Eris Zeneli, Edin Bacevac, Dren Kastrati, Flon Kastrati e Lum Zeqiri, të cilët sivjet tek Prishtina nuk është se po kanë minutazhë, por që realisht ekipi bardhekaltër mund të llogarisë tek forcat e tyre në të ardhmen, sepse janë lojtarë me potencial.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.