Basketboll

VIDEO LAJM: BASHKIMI – GOLDEN EAGLE YLLI (ARTMOTION SUPERLIGA XHIRO 9)

KAMPIONIA E KOSOVËS MBIJETOJ OFENSIVËN E PORTOKALLINJVE  TË RIKTHYER NË SEZAI SURROI PAS 6 MUAJVE

(AsistiOnline) – Sivjet me 23 Prill Bashkimi zhvilloi ndeshjen e fundit në Sezai Surroi dhe ishte pikërisht Golden Eagle Ylli ajo skuadër me të cilën u përballen portokallinjtë prizrenas, në duelin e tretë të çerekfinales së Play Offit 2021.

Pas plot 6 muaj e 11 ditëve Bashkimi u rikthye në Sezai Surroi pikërisht kundër Yllit dhe epilogu ishte identik pasi therandasit triumfuan me rezultat të ngushtë, 76:71. Megjithatë, përfundimi fare lehtë ka mundur të jetë ndryshe.

FINISHI DRAMATIK I TAKOI KAMPIONES

18 sekonda pa përfunduar ndeshja, plejmekeri reprezentues i Kosovës Valon Bunjaku me treshe ngushtoi epërsinë e Yllit në vetëm tri pikë, 68:71.

Në sulmin e radhës, Randolph faulohet dhe qëllon një nga dy gjuajtjet e lira (68:72) por menjëherë e vjedh pasimin e Valon Bunjakut dhe në kundërsulm Erjon Kastrati ngulit për ta vulos fatin e këtij takimi pasi e kaluar Yllin në plus 6 epërsi (68:74)

Deri në fund, ishte e kot treshja e Toonerit që e ngushtoi rezultatin në 71:74 pasi kishin mbetur vetëm edhe tri sekonda lojë dhe pikërisht ky lojtar shkaktoi gabim josportiv ndaj Randolphit i cili realizoi të dy penalet për rezultatin final 71:76 dhe fitoren e tretë rresht të kampiones aktuale të Artmotion Superligës brenda një jave.

Duhet theksuar se të tri këto fitore, Ylli i arriti ndaj skuadrave të katërshes së madhe: fillimisht mposhti Trepçën, pastaj fitoi dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës dhe së fundmi triumfoi ndaj Bashkimit edhe pse fillimi nuk premtonte sukses.

FILLIM MË I MIRË I BASHKIMIT POR SERIA 14-0 NDRYSHOI GJITHÇKA

Pas shënimit të Kazarnovskit(nr.47) kur kishin mbetur edhe 3 minuta e 57 sekonda lojë deri në fund të pjesës së parë, Bashkimi krijoj 10 pikë epërsi (31-21) mirëpo  time outi i kërkuar nga Adis Beqiragiqi doli të jetë pikë e kthimit sepse në vazhdim, therandasit realizuan seri të stuhishme prej 14:0 dhe pas shënimi të Bensonit ndërsa kishin mbetur edhe 46 sekonda, Ylli e shndërroi minusin prej 10 pikëve në plus 4(31:35). Deri në fund të pjesës së parë kjo seri shkoi në 17:1 për t’i dërguar mysafirët në pushim me plus gjashtë 6 pikë, 32 me 38.

Kjo seri ishte goditje nga e cila vendasit nuk u këndellën në vazhdim sepse Bashkimi më nuk doli asnjëherë në epërsi edhe pse e ngushtonte vazhdimisht rezultatin dhe drama nuk mungoi.

Dy reprezentuesit kosovar, Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati ishin fenomenal dhe më të merituarit për këtë fitore. Kapiteni Morina ishte më efikasi me 22 pikë dhe saktësi gati perfekt duke qëlluar 5 dypikësha nga 6 tentime dhe tri treshe nga katër tentime kurse Erjoni i qëndroi përkrahu me 19 pikë e 3 kërcime. Lojtari tjetër i vetëm i Yllit që realizoi dyshifror të dyfishtë në këtë duel ishte fundori amerikan Brandon Randolphqë kontribuoi me 15 pikë e 10 kërcime, si dhe 5 asistime.

Te Bashkimi më i miri ishte qendra Immanuel King me  double dobule prej 18 pikëve e 12 kërcimeve teksa Valon Bunjaku luajti me 13 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Ndeshjen e radhës Bashkimi e zhvillon në kryeqytet kundër Sigal Prishtinës ndërsa Golden Eagle Ylli do të duhej të takohet me Prizrenin 16 mirëpo duke marr parasysh se tash e tutje rezultatet e Ligës Unike numërohen edhe për Artmotion Superligë, ky duel do të zhvillohet sipas kalendarit të Ligës Unike, të dielën me 19 Dhjetor dhe përballjen e ardhshme në kampionatin e Kosovës e ka me Rahovecin , në kuadër të Ligës Unike që gjithashtu regjistrohet për Artmotion Supelrigë

VIDEO LAJMI NË LINKUN MË POSHTË

Komentet janë të mbyllura.