Basketboll

VIDEO LAJM: CILA ISHTE PESËSHJA E JAVËS DHE MVP E XHIROS 9?

(AsistiOnline) – Plejmjekeri i xhiros 9 të Artmotion Superligës shpallet Ty Cockfield i Trepçës, më meritori në fitoren e mitrovicasve ndaj Prizrenit 16, pasi shënoi 20 pikë e 9 asistime me efikasitet fantastik për dy pikë, 80 %. Ai qëlloi 8 nga 10 dypikëshat e tentuar ndërsa shtoi edhe 4 kërcime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë për indeksin e shkëlqyeshëm plu 30.

Fundorii javës së 9-të në elitën e basketbollit kosovar shpallet Altin Morina i Rahovecit. Ai ishte i pandalshëm për t’i sjell fitoren e dytë sezonale vreshtarëve duke shënuar 31 pikë dhe atë me saktësi gati perfekte për treshe: Altini qëlloi 6 nga 7 tentimet dhe gjithashtu ishte gati i pagabueshëm edhe nga gjuajtjet e lira prej nga qëlloi 5 nga 6 tentimet. Përveç 31 pikëve, Altini shtoi edhe 8 asistime, 7 kërcime dhe vodhi 3 topa p[ër indeksin kozmik prej plus 39.

Pozita e alosë këtë javë i takon djaloshit të shkëlqyeshëm prishtinas, Jan Plaokajt i cili erdhi nga Kroacia në vendlindjen e babait. Duke luajtur në Karagq para gjyshit të tij, Kol Palokajt që kishte ardhur për ta shikuar, Jani shkëlqeu me 14 pikë e 6 asistime, 2 topa të vjedhur e 2 bllokada kurse efikasiteti i tij për treshe dhe gjuajtjet e lira ishte ideal: Jan Palokaj qëlloi të gjitha 6 gjuajtjet e lira dhe të dy treshet e lansuara për indeksin më të mirë të një aloje kte xhiro, plus 22.

Në pozitën e alo-qendrës kte xhiro na kthehet ylli i Golden Eagle Yllit: Gëzim Morina. Kapiteni i therandasve shkëqleu dhe ishte më meritori në fitoren e vështirë kundër bashkimit pasi realizoi 22 pikë, 3 kërcime , 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë me efikasitet gati perfekt nga loja. Gëzimi shënoi 3 treshe nga 4 tentime dhe 5 dypikësha nga 6 tentime për saktësi fenomenale prej 80% nga loja. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin plus 24

Dhe në pozitën e qendrës për herë të parë sonte vjen vreshtari: Tyheim Demetrious Monroe. Monroe dominoi absolutisht nën kosha me double double prej 22 pikëve e 16 kërcimeve duke qëlluar 8 nga 12 dypikëshat dhe një treshe nga 2 tentime për çka mori notën plus 33, më të lartën për një qendër kte javë

COCKFIELD (TRE),A. MORINA (RAH), PALOKAJ (SPR), G. MORINA (GEY),MONROE (RAH)

Krejt në fund, epiteti i MVP-s së xhiros së tetë, pa asnjë dilemë i takon më të merituarit për fitoren e dytë sezonale të vreshtarëve: Altin Morinës. Me 31 pikë dhe gati saktësi ideale , duke shtuar 8 asistime, 7 kërcime e 3 topa të vjedhur dhe me indeksin fantastiko-shkencor prej plus 39, fundori i Rahovecit ishte larg lojtari më i mirë këtë xhiro të Artmotion Superligës. MVP I XHIROS 9,ALTIN MORINA (RAHOVECI)

VIDEO-LAJMI MË POSHTË NË LINK

Komentet janë të mbyllura.