Basketboll

5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 10 E ELITËS KOSOVARE, ÇFARË EFIKASITETI NGA MVP-JA!!

MVP-JA I JAVËS ME SAKTËSI POTHUAJSE TË 100%-TË

1.A.HOT (TRE), 2.W.MITCHELL (PR), 3.D.HAJRIZI (TRE), 4.I.KING (BASH), 5.G.BLACKSHEAR (TRE).

1. Plejmejkeri i xhiros 3 në ArtMotion Superligën e Kosovës për xhiron e dhjetë shpallet Amin Hot i Trepçës, njëri nga basketbollistët me efikasitetin më të madh në fitoren e lehtë ndaj Dritës, pasi shënoi 14 pikë, prej tyre 5 nga 9 tentime për 2 pikë, dy nga dy gjuajtje të lira dhe shënoi 2 treshe nga gjashtë tentime, por pati edhe 5 asistime, 3 kërcime e 3 vjedhje topash, për indeksin më të lartë nga plejmejkerët e kësaj xhiroje +19.

2. Fundori i javës së 10-të në elitën kosovare, shpallet Wendell Mitchelli i Prishtinës. Mitchell realizoi double-double për t’i sjell fitoren e tretë rresht kaltërebardhëve në ArtMotion Superligë, duke shënuar 10 pikë, 13 kërcime, por kishte edhe 2 asiste, 2 vjedhje topash e 1 bllokadë. Pikët e tij sonte erdhën nga tentimet për 2 pikë, ku qëlloi 4 herë dhe kishte edhe 2 gjuajtje të lira të shënuara. Falë angazhimit në të gjitha dimensionet, Mitchell sonte u notua me indeksin prej +20.

3. Pozita e alosë, këtë javë i takon yllit vendor të Trepçës, Drilon Hajrizi i cili në fitoren e ekipit të tij ndaj Dritës, shkëlqeu me 20 pikë, 6 kërcime, 3 asiste dhe 1 top të vjedhur, kurse efikasiteti i tij sonte ishte pothuajse i qind për qind nga çdo pozitë, sidomos për treshe dhe gjuajtje të lira që ishte fa-nt-as-tik(4/4, 4/4), derisa për dyshe kishte 6 realizime nga 7 tentime, kjo i dha Hajrizit indeksin më të mirë te Trepça sonte prej +26.

4. Në pozitën e alo-qendrës kte xhiro e zë amerikani i Bashkimit, Immanuel King. Aloja amerikane shkëlqeu te Bashkimi sonte edhe pse skuadra e tij pësoi humbje dhe nuk mjaftoi për fitore. King sonte kishte double-double prej 13 pikëve e 10 kërcimeve, por kishte edhe 4 vjedhje topash e shpërndau 1 bllokadë, shënimet e King sonte erdhen pothuajse të gjitha nga tentimet për dyshe, apo më mirë thënë kishte 6 shënime nga 9 tentime e 1 pikë e shtoi edhe nga gjuajtjet e lira. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin 24, më i larti për një alo-qendër.

5. Dhe në pozitën e qendrës, për herë të parë këtë edicion, sonte vjen poashti një amerikan, Gerald Blackshear nga rradhët e Trepçës: Në fitoren ndaj Dritës, Gerard dominoi nën kosha me double-double prej 11 pikëve e 10 kërcimeve, por pati edhe 3 vjedhje topash. Ai në kte duel qëlloi 5 nga 6 dypikëshat dhe një shënim nga gjuajtjet e lira, për çka mori notën plus 22, më të lartën për një qendër kte javë.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 10 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

DRILON HAJRIZI (TREPÇA)

Krejt në fund, epiteti i MVP-s së xhiros së tretë, pa asnjë dilemë i takon më të merituarit për fitoren e rradhës së Trepçës që e mban lidere në ArtMotion Superligë, super-Drilon Hajrizi.

Me 20 pikë dhe saktësi kozmike nga treshet e gjuajtjet e lira, por afër 100%-it edhe për dy pikë, duke shtuar edhe 6 kërcime, 3 asiste dhe 1 vjedhje topi, të gjitha këto dhe kur shtohet fakti se luajti vetëm për 17 minuta dhe me indeksin fantastik prej plus 26, aloja e mitrovicasve pashmangshëm ishte larg lojtari më i mirë kte xhiro në ArtMotion Superligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.