Basketboll

KATËRSHE SIMPATIKE E TALENTËVE TE PRIZRENI 16

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e fundit me të cilën e mbyllim ciklin e provomimit të talentëve të rinjë në Superligën e Kosovës është Prizreni 16.
 
Ky ekip që para hyrjes në elitën kosovare quhej KB Kalaja dhe atë botë synim kryesor e kishte punën me lojtarët e rinjë, tash kur numëron 4 sezone përvojë në basketbollin e Kosovës ka poashtu basketbollistë me shumë perspektivë në rradhët e veta.
__________________________
 
Leurit Morina, Endrit Shemsedini, Jon Pirana, por edhe Rilind Krasniqi i ardhur sivjet nga Ylli, janë katërshja e re e Prizrenit 16 që sivjet po paraqiten me bardhezinjët.
Sivjet te Prizreni 16 është transferuar edhe 21 vjeçari, Rilind Krasniqi i cili u transferua nga kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli. Rilindi në 8 ndeshje me Prizrenin sivjet ka qëndruar 16.9 minuta në parket me 7.6 pikë, 3 kërcime e 1.1 asiste për ndeshje. Të kujtojmë se Krasniqi ka qenë prej individëve kryesorë në atë suksesin historik që Kosova U18 e arriti në vitin 2018, duke u shpallur kampione evropiane në Divizionin C, pas fitores në finale ndaj Qipros me rezultat 73:64.
Rilind Krasniqi
18 vjeçari Leurit Morina i gjatë 187 centimetra po paraqitet edhe sivjet me ekipin e Prizrenit 16, ku në 3 ndeshje me minutazhë 6.7 minutëshe ka mesatare prej 3.7 pikëve, 0.7 kërcimeve e 0.7 asisteve.

Leurit Morina
 
Endrit Shemsedini është poashtu një lojtar i ri i talentuar tek prizrenasit që sivjet ka pasur minutazhë në 2 ndeshje me 3 minuta qëndrim në parket.

Endrit Shemsedini
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me perspektivë në kampin bardhezi nga Prizreni, shihet edhe 195 centimetërshi Jon Pirana i cili luan në pozitat 3/4 dhe që ka një konstrukt premtues të basketbollistit e Prizreni 16 llogarit në të për të ardhmen.
Jon Pirana 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.