Basketboll

TE DRITA FORMA AKTUALE E DOBËT, POR SHUMË LOJTARË QË PREMTOJNË NË TË ARDHMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Dritës është ekipi me formën më të dobët aktualisht në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Por nga e gjithë kjo nëse mund ta themi fatkeqësi që i ka kapluar, tek gjilanasit mund të shohim sinjale pozitive sa i përket punës me gjeneratat e reja.

Te Drita sivjet po paraqiten një numër i madh i basketbollistëve të rinjë që premtojnë shumë në të ardhmen. Individët si Enis Morina, Nart Llapashtica, Diellor Maksuti, Violt Rexhepi, Enes Bunjaku, Ermal Bajraliu e Ari Zymberi, janë lojtarë të rinjë në moshë dhe që premtojnë për të ardhmen te gjilanasit.

______________________

Enis Morina Morina është i riu që aktualisht po luan më së shumti te Drita. Aloja 202 centimetërshe në 10 ndeshje me gjilanasit ka luajtur mesatarisht 25.1 minuta me 3.3 pikë, 3.5 kërcime e 1 asist për ndeshje. Morina është 19 vjeçar dhe në të ardhmen pritet të jetë shtyllë e fortë e gjilanasve.

Enis Morina

Lojtar tejet premtues te Drita llogaritet edhe 19 vjeçari tjetër, Diellor Maksuti. Ai luan në pozitën e fundorit dhe sivjet në 8 ndeshje me gjilanasit në elitë ka zhvilluar mesatarisht 11.4 minuta në parket me 1.8 pikë, 2.1 kërcime e 0.4 asiste për ndeshje.

Diellor Maksuti

Nart Llapashtica aloja 200 centimetërshe e Dritës së re, ky lojtar me Dritën sivjet ka zhvilluar 8 ndeshje dhe me mesatare të qëndrimit në parket prej 9.1 minutave ka realizuar 2.1 pikë e 2.9 kërcime për ndeshje.

Nart Llapashtica

Violt Rexhepi i gjatë 191 centimetra, lojtar i pozitave 2/3. Me gjilanasit sivjet në elitë është paraqitur në 8 ndeshje me mesatarisht 6.4 minuta në parket dhe 0.6 pikë, 0.8 kërcime e 0.3 asiste për ndeshje.

Violt Rexhepi

Disa nga basketbollistët e tjerë të rinjë te Rahoveci janë edhe Enes Bunjaku, Ermal Bajraliu, Ari Zymberi etj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.