KBF BASHKIMI FITON ME PËRMBYSJE DHE SHUMË TELASHE NDAJ VËLLAZNIMIT!!
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka fituar shumë më me vështirësi se që ishte pritur, duelin e xhiros së gjashtë ndaj Vëllaznimit.
Vashat prizrenase që ishin duke humbur deri 8 minuta para fundit, ndërsa me një mobilizim të madh në çerekun e fundit arritën ti mposhtin gjakovaret 76-68.
Irma Konjusha me 22 pikë, Era Shatri me 17, Sara Vraniqi me 14 dhe Dea Cejku me 11 sosh, ishin katër basketbollistet më të merituara për këtë fitore të ngushtë të prizrenaseve.
Te Vëllaznimi që e lëshoi fitoren nga dora, sonte u dalluan Kendra Williams me 22 pikë, Rina Hoda me 19, si dhe Diellza Leti e Anila Selmani me nga 8 sosh.
Pas xhiros së gjashtë, Bashkimi gjendet momentalisht i treti me 8 pikë, 3 fitore, 2 humbje e 1 ndeshje më pak. Derisa, Vëllaznimi mbetet i 4-ti me 8 pikë, 2 fitore e 4 humbje.
Në javën e ardhshme, Bashkimi luan ndaj Kastriotit e Vëllaznimi e pret Penzën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.