PRIZRENI 16 E FITON NGUSHTË PËRBALLJEN NDAJ VLLAZNISË
Prizreni 16 ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 100:96 (30:24, 18:16, 21:20, 31:36), në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike.
Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me mysafirët që e nisën më mirë me një epërsi deri në pesë pikë, 8:13, por vendasit rikthehen shpejt për të barazuar shifrat dhe për ta fituar çerekun e parë me gjashtë pikë dallim, 30:24. Shkodranët nuk u dorëzuan dhe jo vetëm që barazuan rezultatin, por edhe kaluan në epërsi 34:38, megjithatë në fund të pjesës prizrenasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 48:40.
Basketbollistët e Prizreni 16 kontrolluan periodën e tretë, për të ruajtur epërsinë dhe për të shtuar atë, ku më e larta ishte 65:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:60. Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, ku Vllaznia nuk u dorëzua dhe afroi shifrat në 98:96, duke e bërë përballjen shumë dramatike, megjithatë Prizreni 16 triumfoi në fund me shifrat 100:96.
Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 18 pikë e 13 kërcime, Arti Hajdari me 31 pikë e katër kërcime, Ivan Koljeviq me 15 pikë e 14 asistime dhe Michael Green me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dalluan Mathew Butler dhe Jonathan Stove me nga 21 pikë.
Prizreni 16 ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia ka një fitore dhe tri humbje.
Komentet janë të mbyllura.