Basketboll

VËLLAZNIMI I FORTË EDHE PËR AS PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi po e vazhdon formën fantastike në Ligën e parë.

Skuadra gjakovare ka triumfuar edhe ndaj As Prishtinës sonte në kryeqytet dhe me rezultat përfundimtar e tejet të thellë 59-79.

Sa i përket rrjedhës së sfidës, mysafirët dominuan të gjitha periodat e ndeshjes(19-23, 14-19, 14-21, 12-16) dhe me meritë arritën të marrin fitoren e sontme.

Besnik Azemi me 35 pikë e 9 kërcime, ishte i pandalshëm te Vëllaznimi sonte, derisa u ndihmua edhe nga Ujkan Karanezi me 16 pikë e 9 kërcime, Bardh Rexha me 12 pikë e 15 kërcime dhe Atik Koshi me 11 pikë, 9 kërcime e 7 asiste.

Te As Prishtina lojë të mirë shfaqën, Dion Haxhosaj me 21 pikë e 10 kërcime dhe Don Polloshka me 18 pikë e 12 asiste.

Pas xhiros së gjashtë, Vëllaznimi ka blinduar kreun e tabelës me 12 pikë e 6 fitore nga 6 ndeshje të luajtura. Derisa, As Prishtina mbetet e 6-ta me 8 pikë, 2 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Vushtrrinë në derbin e xhiros, derisa As Prishtina i shkon New Basketit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.