Basketboll

VUSHTRRIA MPOSHT ISTOGUN, VAZHDON NDJEKJEN E KREUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Vushtrria e ka fituar derbin e xhiros në Ligën e parë ndaj Istogut.

Skuadra nga qyteti i Vicianës ka triumfuar në shtëpi ndaj Istogut me rezultat 76-58.

Istogu e nisi më mirë këtë ndeshje, duke fituar çerekun e parë 14-19, por në të dytin dhe tretin(17-9, 24-8) Vushtrria tregoi fytyrë krejtë tjetër duke u rikthyer fuqishëm në lojë dhe mori avantazhin, derisa perioda e fundit i takoi minimalisht Istogut(21-22) dhe nuk ndikoi në epilogun final.

Albion Imeri me 22 pikë, Erhan Sholla me 21 dhe Paraart Zeqiri me 11 sosh, ishin tre individët më të spikatur në këtë fitore të vushtrriasve sonte.

Derisa te Istogu ishin të pamjaftueshëm, Andi Kabashi me 19 pikë, Dardan Maxharraj me 13 e Nderim Januzaj me 12 pikë e plotë 21 kërcime.

Pas xhiros së gjashtë, Vushtrria gjendet në pozitën e dytë me 5 fitore e 1 humbje dhe me vetëm 1 pikë më pak se lideri Vëllaznimi. Derisa, Istogu gjendet i 3-ti me 10 pikë, 4 fitore e 2 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vushtrria e luan derbin e xhiros ndaj Vëllaznimit e Istogu e pret Feronikelin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.