Basketboll

WHITE NUK E ZËVENDËSON DOT SHIRKON! A KANË NDRYSHUAR MENDIM TIFOZËT E PEJËS?

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kroat, Henrik Shirko u përjashtua ditë më parë nga skuadra e Pejës pas një problemi që e shkaktoi me zyrtarë të klubit.

Tifozët e skuadrës pejane apo shumica prej tyre nuk u pajtuan aspak me largimin e tij, madje edhe zëvendësimin e tij e panë si të pamundur dhe në momentin e zyrtarizimit të White si lojtar i klubit të tyre të zemrës shumë prej tyre e panë si të dështuar.

Zëvendësi i Henrik Shirkos te Peja, Tyrone White debutoi dje me fanelën e Pejës, duke fascinuar me lojën e tij, ai ndaj Trepçës për 39 minuta lojë i realizoi plotë 32 pikë, prej tyre 7 treshe nga 10 tentime, derisa shtoi edhe 13 kërcime, 7 asiste e 3 vjedhje topash.

Kjo performancë e djeshme në debutim e White dhe indeksi astronomik prej +39 i dha me plotë të drejtë atij çmimin e MVP-së së xhiros në AsistiOnline.com

Pas ndeshjes, White mori komplimente të shumta për lojën e tij dhe duket se mendja e tifozëve pejanë ka ndryshuar, në ekipin e tyre të zemrës ka ardhur një lojtar që e bën dallimin dukshëm dhe se shpejtë mund ti rikthejë te fitoret e lufta për trofe.

/AsistiOnline.com/

EKSKLUZIVE: PEJA ZËVENDËSON SHIRKON ME NJERIUN QË KA SHËNUAR 38 PIKË NË NBA G-LEAGUE

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.