ZEKAJ SHKËLQEN ME 40 PIKË, FITORJA E TRETË RRESHT PËR DARDANËT
Prishtinë(AsistiOnline) – Dardanët e kanë arritur fitoren e tretë rresht në Ligën e parë.
Ekipi nga qyteti i Klinës ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat pëfundimtar 81-93.
Katër lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Dardanëve sonte, derisa Mirlind Zekaj shkëlqeu me plotë 40 pikë e 8 kërcime, derisa u dalluan edhe Nicholas Paul me 21 pikë e 16 kërcime, Emanuel Gegaj me 15 e Bujar Qeku me 10 sosh.
Te Feronikeli s’mjaftuan për fitore, Butring Gashi me 25 pikë e 17 kërcime, Bunjan Hasku me 21 pikë, si dhe Alban Dreshaj e Driton Dakaj me nga 12 pikë secili.
Pas xhiros së 6-të, Dardanët ngriten në pozitën e 4-të me 9 pikë, 3 fitore e 3 humbje. Derisa, Feronikeli mbetet skuadra e vetme pa fitore në Ligën e parë dhe me 6 pikë në total.
Në xhiron e rradhës, Dardanët e presin Prishtinën e Re e Feronikeli i shkon Istogut.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.