Basketboll

VIDEO LAJM: TREPÇA FITON KLASIKËN NË KARAGAQ

PEJA - TREPÇA 87:93 (ARTMOTION SUPERLIGA: XHIRO 11)

(ASISTIONLINE) – Njëra nga ndeshjet më të bukura të edicionit të sivjetmë të Artmotion Superligës këtë i ka takuar Trepçës e cila triumfoi si mysafire ndaj Pejës në Karagaq me rezultat të ngushtë 93:87.

Ishte kjo ndeshje në të cilën epërsia ndryshoi pronar 11 herë dhe pati dy përmbysje të mëdha të rezultateve ku përmbysja e fundit e realizuar nga Xehetarët në çerekun e katërt, ishte vendimtare.

Rivaliteti ishte i madh që nga fillimi i ndeshjes dhe epërsia në çerekun e parë ndërroi anë 5 herë ndërsa Trepça në fund të 10 minutëshit të parë krijoi 8 pikë epërsi, 20:28.

Me të filluar çerku i dytë me këtë dyshe të Cockfieldit, xehetarët krijuan epërsinë maksimale në ndeshje prej plus10, me rezultat 32:22.

Por, në vazhdim pasoi rikthimi i parë i madh dhe pejanët u kundërpërgjigjen me seri fantastike prej 13-2 të cilën e nisi Rron Grapci me treshe dhe e mbylli Stephen Maxwell me dy pikësh për të përmbysur  gjithçka nga minus 10 , në epërsi minimale prej 35:34. Deri në fund të pjesës së parë Peja u shkëput deri në plus 5 por ekipet shkuan në pushim me vetëm plus 2 për pejanët (53:51) pasi Agon Selmani realizoi në çastet e fundit.

Vazhdimi i ndeshjes dhe çereku i tretë kishte vetëm një emër: Tayrone White.

Debutuesi fantastik në elitën e basketbollit kosovar i cili në Pejë erdhi për të zëvendësuar Shirkon e larguar, bëri që shqiponjat pejane ta harrojnë kroatin pasi ai thjesht eksplodoi duke realizuar 14 nga 25 pikët e skuadrës , prej tyre tre treshe nga “Himalajet” dhe faktikisht, nëse heqim ato dy pikët e Qallakut në fund të këtij çereku, të gjitha pikët nga loja i ka shënuar White.

14 pikë, 3 topa të vjedhur, 2 kërcime dhe 1 asistim ishte kontributi i alos amerikane i cili ishte më i merituari që Peja e përmbylli kte çerek me epërsi maksimale në kte ndeshje, plus 9 (78:69).

Arsye e këtij avantazhi të vendasve ishte edhe loja katastrofale në mbrojtje e mitrovicasve të cilët e çmendën trajnerin Minchev i cili disa herë gati sa nuk e theu tabelën e tij gjatë time-outëve dhe në veçanti ishte i ashpër ndaj qendrave Gordon dhe Bleackshear. Po ashtu duhet theksuar edhe faktin Trepça vetëm se në këtë çerek humbi 8 topa kurse paraprakisht, në dy çerekët e parë, në total kishte humbur 7 topa.

PËRMBYSJA E FUNDIT E MADHE DOLI TË JETË VENDIMTARE

Si thamë, Minqev për pak sa nuk ju “hyri dajak” lojtarëve të tij dhe kjo si duket ndikoj në edhe një përmbysje të madhe. Kritikat dhe qortimet e trajnerit të Trepçës rezultuan me një këndellje të hatashme të mysafirëve të cilët në 6 minuta e 10 sekondat e para pranuan vetëm 2 pikë kurse vet realizuan 21 pikë.

Ishte kjo seri e stuhishme dhe e pabesueshme prej 21-2 e cila vulosi fatin e këtij takim pasi që minusin prej 9 pikëve e shndërruan në plus 10, duke e kthyer atë epërin maksimale që e kishin në fillim të çerekut të dytë prej 32-22.

Pa dyshim se më meritori për këtë seri të suksesshme ishte i ringjalluri Andrew Gordon.

Qendra amerikane e cila përpak sa nuk hëngri dajak nga trajneri Minqev në 30 minutat e para pasi kishte kontribuar me vetëm 4 pikë e 3 kërcime, në çerekun e fundit  shpërtheu duke shënuar 8 pikë, kërcyer, asistuar, vjedhur dhe bllokuar topa për të qenë kyç në këtë përmbysje dhe fitoren e nëntë të Trepçës e cila kështu riktheu lidershipin në Artmotion Superligë

Përkundër fitores së madhe me rikthim rezultati, kryetrajnerit të Trepçës Ljubomir Minchev aspak nuk i pëlqeu mos angazhimi i duhru i lojtarëve të tij në mbrojtje, në 30 minutat e para.

VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT LJUBOMIR MINQEV NË LINKUN MË POSHTË

“Unë mendoj se ne nuk luftuam në tre çerekët e parë të ndeshjes. Këtë e bëmë vetëm në çerekun e katërt. Unë isha shumë i nervozuar me lojtarët pasi nuk luftuan, veçanërisht në mbrojtje duke pranuar 53 pikë vetë në pjesën e parë,  që është shumë. Sidomos nuk funksionoi mbrojtja në pick and roll side. Unë jam i lumtur për faktin që para fillimit të çerekut të katërt un i kritikova për këtë lojtarët e mi dhe ata e ndryshuan. Pa marrë parasysh sa herë unë iu bërtita atyre pas çerekut të parë, pas pjesës së parë, gjatë lojës … ata e ndryshuan qasjen në çerekun e katërt dhe mendoj se të gjithë duhet të jemi të lumtur për këtë por në përgjithësi duhet të dimë që vetëm një çerek është i pamjaftueshëm për t’i fituar të gjitha ndeshjet”

Nga ana tjetër, homologu i tij tek Peja, Shemsetin Bashi ishte tejet i pakënaqur me mbylljen e koshit dhe lejimin e kërcimeve në sulm të kundërshtarëve dhe pikëve të lehta.

VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT SHEMSETIN BASH NË LINKUN MË POSHTË

“Ata na mbytën me kërcime në sulm. 17 kërcime në sulm, ata na mbytën me pikët nga rastet e dyta, 29 pik. Ndërsa në çerekun e fundit i gjithë ekipi ishte i dorëzuar shumë pikë të lehta dhe shumë topa të humbur në përgjithësi, total 16 dhe në çerekun e fundit 6 sosh. E pabesueshme, çereku i fundit ishte 24-9 dhe kjo është shumë.”

Lider tek Trepça ishte Ty Cockfield me 25 pikë kurse qendra Gerald Blackshear pati double double prej 12 pikëve e 10 kërcimeve. Vetëm 1 kërcim i mungoi edhe Drilon Hajrizit për dyshifror të dyfishtë pasi ndeshjen e mbylli me 15 pikë e 9 kërcime. Pikë dyshifrore shtuan edhe Andre Gordon 12 dhe Amin Hot 10, njëherësh duke bërë 4 kërcime e 4 asistime.

Nga ana tjetër trek Peja e cila lWhitei pa kapitenin Dardan Berishën e lënduar, nuk mjaftoi paraqitja fantastike e debutuesit, Tyrone Ëhite.

White përpak nuk realizoi triple double. Ai e përmbylli natën me 32 pikë e 13 kërcime, duke shtuar 7 asistime ndërsa patjetër duhet theksuar efikasitetin e tij të hatshëm nga distanca për tri pikë prej  nga qëlloi 7 herë nga 10 tentime.

Edhe një shfaqje të mirë patën alo-qendra Stephen Maxuell që përpak nuk shënoi dyshifror të dyfishtë dhe lWhitei me 24 pikë e 9 kërcime ndërsa Erdem Ilter kontribuoi me 14 pikë dhe 7 asistime dhe Arian Qallaku shtoi 10 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje e cila përmbylli xhiron 11, Artmotion Superliga shkon në pushim pasi Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2025 kundër Norvegjisë dhe Danimarkës.

VIDEO LAJMI NË VAZHDIM MË POSHTË

Komentet janë të mbyllura.