Basketboll

MORINA RIKTHEHET NGA LËNDIMI PËR TA NDIHMUAR KOSOVËN [VIDEO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Gëzim Morina ka arritur ta kalojë lëndimin dhe tash është gati për ndeshjen e nesërme të Kosovës ndaj Norvegjisë.

Morina në një video-prononcim për AsistiOnline.com nga Bergeni i Norvegjisë ka thënë se ka pasur një lëndim, por që për fat të mirë e ka kaluar dhe beson se me punën e atmosferën që po bëhet e mbretëron në skuadër do të dalin fitues.

”Përkundër disa ditëve që nuk kam qenë i gatshëm të stërvis me ekipin. Tani qe dy ditë jam duke ushtruar normal dhe ndihem shumë mirë, sikurse une ashtu edhe gjithë bashkëlojtarët. Po mbretëron një atmosferë e mirë në ekip edhe mendoj që jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Gjithashtu na vjen mirë fakti që kemi ndëgjuar që ka shumë shqiptarë të interesuar të cilët jetojnë në Bergen dhe në qytete tjera afër të vinë dhe të na përkrahin nesër i ftoj të vinë në numër sa më të madh, përkrahja e tyre do të thotë shumë për neve dhe shpresoj që nesër do ti gëzohemi fitores të gjithë së bashku”, është shprehur i bindur Morina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.