Basketboll

VIDEO LAJM – EKSKLUZIV: DARDANËT E BASHKUAR “NJËRI PËR TË GJITHË DHE TË GJITHË PËR NJËRIN”

(ASISTIONLINE) – Saktësisht pas një viti, prej se u tubua për t’u përgatitur për Fluskën e Bratisllavës, Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll u grumbullua në hotelin Four Seasonis by Sheraton në Prishtinë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e rëndësishme dhe të vështira kundër Norvegjisë në Bergen dhe Danimarkës në Prishtinë.

Ngjashëm sikurse edhe vitin e kaluar, stërvitjet po bëhen në palestrën e Shkollës ISP e cila është 50 metra larg hotelit kurse as kësaj here lëndimet nuk po na lënë rehat.

Edhe pas rikthimit të Lis Shoshit në pranverë, pas gati 2 viteve , gjiganti i cili nënshkroi në elitën e Izraelit u lëndua sërish dhe përsëri i mungon dardanëve që është hendikep i madh. Megjithatë, kësaj here na kthehen Gëzim Morina që po kalon form të shkëlqyeshme me Yllin dhe Dardan Berisha që kishte munguar për shkak të COVID-it vitin e kaluar edhe pse kjo dyshe javën e fundit pati telashe me lëndime por që sipas mjekëve të reprezentacionit do të sanohen me kohë dhe këto dy shtylla të lojës tonë, do të jenë e gatshme.

Video deklarata e Dardan Berishës në video linkun më poshtë
Video deklarata e Gëzim Morinës në video linkun më poshtë
Video deklarata e Erjon Kastratit në video linkun më poshtë

Një tjetër shqetësim për Kosovën ishte edhe lëndimi i Erjon Kastratit, bartësit të lojës tek kampionia aktuale e Kosovës dhe Ligës Unike, Golden Eagle Ylli. Por Erjoni shprehet pozitiv para dy takimeve dhe rrëfen për këshillat e mjekëve (video më poshtë)

 

Video deklarata e Drilon Hajrizit dhe Samir Zekiqit në video linkun më poshtë

Ai cili gëzon me formën e shkëlqyeshme dhe është i gatshëm maksimalisht për betejat kundër kombëtareve skandinave është Drilon Hajrizi i cili është lojtari kryesor i Trepçës sivjet dhe e cila pas një kohe të gjatë është lidere e elitës së basketbollit kosovar. Tandemi i tij tek Trepça i cili ka rigjetur formën e shkëlqyeshme, Samir Zekiqi gjithashtu është i gatshëm për beteja dhe një tjetër lajm i mirë është shërimi i alo-qendrës Fisnik Rugovës i cili mungoi 1 muaj por u kthye me kohë (video e dekaratës së Fisit më poshtë). Formën e mirë sivjet po e dëshmon edhe plejmejkeri tashmë i parë i Kosovës, Valon Bunjaku, që sivjet është kthyer në fole, në Bashkim ku po shkëlqen (video e dekaratës së Valonit më poshtë).

Ndërkohë, të lumtur që janë rikthyer në Përfaqësuese janë Arti Hajdari, snajperisti i bardhezinjve prizrenas  dhe Muhamedali Janjeva, tashmë kapiteni i Prishtinës i cili po e zëvendëson kapitenin legjendar, të pensionuarin Edo Azemin. Gëzimi i Artit dhe Muhamedalisë ishte evident dhe ata premtojnë luftë maksimale.(video e dekaratat e Artit dhe Muhamedalisë më poshtë).

Pa dyshim se ai i cili rilindi sivjet me ardhjen e trajnerit kroat Ante Nazor, Meriton Ismajli, duke rikthyer efikasitetin e snajperit të tij ka bindur drejtuesit që të llogarisin në të si një nga bombarduesit e rëndësishëm.(video e dekaratës së Meritonit më poshtë). Dhe ai i cili pritet të ndihmoj në qendër është edhe i riu 18 vjeçar, Dion Sheqiri me 210 centimetrat e tij (video e dekaratës së Dionit më poshtë).

Ekipit të shtabit teknik të Kosovës në fillim të përgatitjeve i printe Granit Rugova, drejtor i reprezentacionit me ndihmës selektorin Bujar Locin dhe ndihmësit Arbnor Rifatin dhe Dritëro Sefajën, ndërsa selektori Marmarinos do t’i bashkohet skuadrës të dielën mbrëma

DEKLARATA E GRANIT RUGOVËS NË LINKUN MË POSHTË

Lidhur me atë se çka na pret kundër norvegjezëve dhe danezëve, sa i njohim ata dhe kush paraqet rrezik kryesor, këtë na e tregon trajneri Dritëro Sefaja që e ka bërë video-skautiimin e rivalëve kurse në mungesë të selektorit Marmarinos, ASISTI foli edhe me dy ndihmësit e tij, Bujar Locin dhe Arbnor Rifatin

DRITËRO SEFAJA, BUJAR LOCI DHE ARBNOR RIFATI FALSIN PËR ASISTIN – VIDEO LINKU MË POSHTË

Tek 12 viganët e basketbollit kosovar filluan përgatitejt dhe atmosfera është e shkëlqyeshme në prag të përballjeve me kombëtaret skandinave.

Ata premtojnë se do të luftojnë njëri për të gjithë dhe të gjithë për njërin, fillimisht të enjten me norvegjezë në Bergen dhe më pas të dielën, për Ditën e Flamurit me 28 Nëntor kundër danezëve në Prishtinë.

Në vazhdim komplet të gjitha deklaratat e 12 viganëve Dardan dhe shtabit teknik

 

Komentet janë të mbyllura.