Basketboll

KOSOVA MPOSHTET NË HAPJE TË PARAKUALIFIKIMEVE PËR EUROBASKET 2025

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A është mposhtur sonte në hapje të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Skuadra jonë kosovare u mposht në Bergen nga Norvegjia me rezultat 86-77.

Ndeshja ishte interesante dhe me kthesa të mëdha, sidomos nga Kosova që në periodën e fundit u rikthye fuqishëm(17-25), por që deficiti nga çerekët dy dhe tre(25-11, 27-19), bëri që Norvegjia ta fitojë ndeshjen.

Katër basketbollistë me pikë dyshifrore, s’mjaftuan për fitoren e Kosovës sonte: Dardan Berisha me 18, Muhamedali Janjeva e Erjon Kastrati me nga 16, si dhe Drilon Hajrizi që shtoi 13 sosh.

Te Norvegjia në fitore u dalluan, Chris Ndow me 21 pikë, Karamo Jawara me 16 e Harald Frey me 13 sosh.

Ndeshjen e dytë në këto parakualifikime, Kosova e zhvillon të dielën në Prishtinë ndaj Danimarkës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.