N’PRAG TË DUELIT NORVEGJI-KOSOVË: ÇKA KA TË RE?
DEKLARATAT PARA NDESHJES DHE PESËSHET STARTUESE EVENTUALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Norvegjia dhe Kosova takohen sonte në duelin hapës të grupit C për parakualifikimet e Eurobasketit 2025.
Ky duel që zhvillohet në Bergen të Norvegjisë dhe nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion, në kanalin nr.84 (K-Sport1).
Në prag të përballjes me norvegjez, kampi i Kosovës ishte i bindur në fitore dhe këtë e deklaruan ekskluzivisht për ASISTIONLINE .
Kapiteni i Dardanëve, Dardan Berisha para nisjes së sfidës tha se ndihet shumë mirë dhe ka ushtruar maksimalisht para kësaj sfide në të cilën presin fitore.
Për dallim nga lojtari i tij, selektori Marmarinos është shprehur më i rezervuar në prononcimin e tij para ndeshjes.
Optimist i madh për fitoren e Kosovës, shprehet edhe mitrovicasi Drilon Hajrizi i cili tha se nëse ekipi e realizon planin të cilin e ka menduar para ndeshjes, fitorja do të vije natyrshëm.
Dëshira e madhe për ti ndihmuar Kosovës, bëri që Gëzim Morina të rikuperohet nga lëndimi dhe tashmë është gati për norvegjezët.
Erjon Kastrati i jashtëzakonshëm si gjithmonë, tha se është shumë i gatshëm dhe i motivuar për Kosovën.
Fis Rugova që ishte i lënduar një kohë të gjatë, rikthehet sonte në parket për ti ndihmuar Dardanët që të arrijnë qëllimin.
Asistenti i parë i Marmarinosit, Bujar Loci u ankua në fatin e keq që po e ka Kosova vazhdimisht kur po ka grumbullime, por që beson se do t’ia dalin.
Të kujtojmë se edhe te Norvegjia ka pasur besim në fitore dhe në veçanti është prononcuar selektori i tyre Mathias Eckhoff i kënaqur me punën e lojtarëve të tij në përgatitje por nga ana tjetër nuk ishte i sigurt se sa të mirë janë mysafirët dhe si do të duket Norvegjia ndaj Kosovës për faktin se ka munguar disa vite në gara ndërkombëtare.
Selektori i norvegjezëve si pikën më të fortë të tyre e sheh, fundorin ,Harald Frey i cili luan në Spanjë me ”Oviedon”, atje, ky djalosh ka një mesatare prej 17.7 pikësh për ndeshje. Lojtarë të tjerë të rrezikshëm te Norvegjia janë edhe Chris-Ebou Ndow i cili është norvegjezi i vetëm në histori që ka fituar një kampionat NCAA në SHBA. Si dhe Karamo Jawara, alo-qendër që luan në Spanjë te Girona në Ligën e parë. Realisht, Karamo ka qenë jashtë për një kohë shumë të gjatë me probleme me shpinën dhe ka pasur vetëm dy seanca stërvitore me Norvegjinë. Por natyrisht që Kosova duhet të shohë rrrezik nga ai, sepse luan në një nivel të lartë dhe vetë fakti se ka Marc Gasolin si shok skuadre në Girona do thotë shumë.
Pesëshja e parë eventuale e Kosovës:
1.Valon Bunjaku
2. Dardan Berisha
3. Erjon Kastrati
4. Drilon Hajrizi
5. Gezim Morina
Pesëshja e pare eventuale e Norvegjisë:
1.Stijan Mjoes
2.Harald Frey
3.Bouna Ndiaye
4.Chris Ndow
5.Karamo Jawara
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.