Basketboll

PENZA FITON NDAJ FLAMURTARIT ME PËRMBYSJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një fitore për skuadrat kosovare në debutim të Ligës Unike.

Penza ka arritur të mposhtë Flamurtarin në Vlorë me rezultat 83-91 edhe pse pjesa e parë e ndeshjes i takoi Flamurtarit, në të dytën vashat pejane përmbysën gjithçka dhe fituan.

Vetëm tri lojtare arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të vashave pejane sonte: Ariana Beamon e Rael Whitsitt me nga 27 pikë, si dhe Valbona Bytyqi që shtoi 11 sosh.

Derisa te Flamurtari pesë basketbolliste me pikë dyshifrore s’mjaftuan për fitore, Laura Johnson(29), Samra Omerbasic(15), Tea Memushi(14), Elma Feukic(13) dhe Emma Obryan(10).

Të kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së parë në Ligën Unike të femrave, ku dje Prishtina mposhti Tiranën e Bashkimi Partizanin.

Në xhiron e rradhës, Penza i shkon Prishtinës, Flamurtari luan ndaj Partizanit e Bashkimi i shkon Tiranës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.