SHQIPËRIA E NISË ME FITORE FAZËN PARAKUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2025
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore fazën parakualifikuese për Eurobasket 2025.
Ekipi kuqezi ka triumfuar në shtëpi ndaj Luksemburgut me rezultatin 92-89, ku duhet cekur se dallimin në këtë duel e bënë 17 treshe të shënuara nga Shqipëria, prej 30 tentimeve.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e ngushtë me Shqipërinë që i fitoi me nga 1 pikë dallim dy periodat e para(27-26, 21-20) dhe shkoi në pushim me avantazh 48-46.
Në pjesën e dytë, Luksemburgu e nisi furishëm çerekun e tretë duke e fituar 20-28 dhe periodën vendimtare e nisi në epërsi, por Shqipëria nuk u dorëzua dhe në çerekun e katërt(24-15) me një lojë fantastike e fitoi ndeshjen me meritë.
Rei Pullazi ishte fantastik në këtë triumf të Shqipërisë sonte me 23 pikë(4/6 për treshe), derisa u dalluan edhe Robert Shestani me 15 pikë(5/7 për treshe), Elvisi Dusha me 12 pikë(4-6 për treshe) dhe Daniel Lekndreaj që kishte 11 pikë.
Te Luksemburgu s’mjaftuan për fitore, Clancy Rugg me 25 pikë e Alex Laurent me 20 sosh.
Shqipëria duelin e dytë në këtë kampanjë e zhvillon me 24 shkurt 2022 ndaj Rumanisë si mysafire.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.