E RRALLË: YLLI PAGOI DËMSHPËRBLIM TE PEJA PËR SHIRKON!
Prishtinë(AsistiOnline) – Një transfer i pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në basketbollin e Kosovës.
Henrik Shirko u transferua nga Peja te Golden Eagle Ylli, brenda një edicioni i cili është në zhvillim e sipër, transfere të cilat nuk ndodhin shpesh brenda klubeve kosovare.
AsistiOnline.com nga burime të afërta me të dyja klubet ka mësuar se për transferimin e Shirkos, Ylli ka paguar një shifër tejet të lartë financiare si dëmshpërblim për transferin e tij nga Peja.
Edhe në të kaluarën ka pasur pak raste, për të mos thënë fare, kur një basketbollist brenda Kosovës është transferuar me dëmshpërblim financiar e ky i Shirkos duket se është ‘sui generis’.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.