KËTA JANË SHKAKTARËT KRYESORË TË HUMBJES SË KOSOVËS, THOTË ARTAN MEHMETI
Prishtinë(AsistiOnline) – Legjenda e basketbollit mitrovicas dhe kosovar, Artan Mehmeti e ka komentuar humbjen e Përfaqësueses së Kosovës nga Norvegjia të enjtën mbrëmë.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Mehmeti deklaroi se përgatitja fizike e dobët e disa prej lojtarëve të ekipit tonë, ndikoi direkt në humbje. Gjersa komentoi edhe rishikimin e postit të selektorit te Kosova.
”Sa i përket ndeshjes së mbrëmshme, mendoj që lojtarët e Kosovës e duan ekipin kombëtar, e duan ndresin e Kosovës, shihet që e japin maksimumin, por mendoj që tek disa prej lojtarëve tanë kryesorë mungon përgatitja fizike dhe ajo shihet shume qartë edhe në repartin defanziv por edhe në atë ofanziv. Mendoj që Norvegjia është në një nivel me neve, por përgatitja e tyre fizike, vrapimi dhe qarkullimi i shpejtë i topit në sulm, ishin ndër arsyjet kryesore se pse fituan”, thotë ai.
Si e sheh idhulli i tifozëzve të Trepçës, përballjen e vështirë me Danimarkën?
”Me Danimarkën ndeshje tjetër, qasje tjetër, rrethana tjera. Kundërshtar më i fortë se Norvegjia. Në letër Danimarka është favorite ndaj nesh. Përparesi e jona është qe luajmë si vendas, do të jetë veshtirë, duhet dhënë gjithmonë maksimumin. Ndoshta me ndërrime më të shpejta të mbajmë ritmin si në mbrojtje dhe në sulm, të kemi durim dhe të vendosemi t’i përfundojmë sulmet menqur”.
Në fund, Mehmeti e komenton edhe çështjen e selektorit e cila po komentohet shumë në publik pas humbjes së djeshme.
”Sa i përket selektorit, normal nëse nuk ka rezultate të favorshme patjetër duhet rishikohet posti i tij, por këtë më së miri e dijnë udhëheqësit e basketbollit kosovar të cilët marrin vendimet për këto gjëra”, mbyll deklarimin Mehmeti.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.