Basketboll

DANEZËT ARRIJNË NË KOSOVË, KJO ËSHTË AGJENDA E TYRE [FOTO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Danimarkës në basketboll, tashmë ka zbarkuar në Kosovë me rastin e ndeshjes ndaj kësaj të fundit për parakualifikimet e Eurobasketit 2025.

Ekipi kombëtar danez nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari” ka arritur në Kosovë.

Me të zbarkuar në Aeroportin tonë, ekspedita e basketbollit danez ka marrë rrugë drejt kryeqytetit, ku janë vendosur në njërën prej hoteleve periferike në Prishtinë, pastaj kanë darkuar së bashku e në orët e mbrëmjes kanë mbajtur stërvitje në Pallatin e Sporteve, aty ku edhe do ta zhvillojnë ndeshjen.

Ekipi danez pritet që edhe nesër ta ketë një seancë të lehtë stërvitore, para përballjes së rëndësishme me djemtë tanë të Kosovës.

Dueli mes Kosovës dhe Danimarkës luhet nesër në mbrëmje nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Ekipi danez duke darkuar së bashku.
Danimarka në stërvitje në Prishtinë.  

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.