Basketboll

KAPITENI THOTË SE LUFTA E FITOI NDESHJEN NDAJ DANIMARKËS

Prishtinë(AsistiOnline) – I entuziasmuar pas fitores ndaj Danimarkës, patjetër që është shfaqur edhe kapiteni i Dardanëve, Dardan Berisha.

Për mikrofonin e transmetuesit të ndeshjes Artmotion, Dardani tha se mbrojtja ishte çelësi i fitores, por edhe atmosfera e motivi që luan si vendas, tifozët dhe gjëra tjera ndikuan në këtë triumf.

”Defintivisht mbrojtja ishte çelësi i fitores por edhe gjërat tjera normalisht, atmosferën që e kemi bërë në ekip, njëfarë mënyre mund të them ”dëshpërimin” qe e kemi pasur në Norvegji, e kemi kthyer në mënyrën më pozitive të mundshme. Pas gjithë atij udhëtimi të vështirë që e kemi pasur, jemi bërë bashkë dhe e kemi ditur që vetëm bashkë mund ta fitojmë këtë ndeshje dhe ashtu edhe ndodhi. Mbrojtja, sidomos kërcimet, nuk i kemi lejuar shumë kërcime të tyre, por përnjëmend kemi luftuar. Lufta e ka fituar këtë ndeshje dhe vullneti që të fitojmë më shumë ne, kështu që i përgëzoj gjithë lojtarët dhe tifozët që erdhën të na përkrahin, sepse pa ta nuk do të kishim mundur ta japim këtë energji dhe këtë motiv çfar e kemi pasur sot, kështu që po besoj se me meritë fituam”, u shpreh Berisha.

Ndeshjet kthyese të Kosovës me Norvegjinë dhe Danimarkën për këtë fazë parakualifikuese zhvillohen në muajin shkurt të vitit 2022.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.