PENZA FITON DERBIN NDAJ BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka fituar derbin e xhiros së tetë në Superligën e Femrave ndaj Bashkimit.
Vashat pejane kanë triumfuar ndaj atyre prizrenase me rezultat final 77-68.
Bashkimi e nisi pak më mirë se Penza duelin, duke fituar çerekun e parë ngushtë 23-24 e ishte kjo e tëra çfarë pamë nga vashat prizrenase për faktin se Penza nga çereku i dytë e tutje e mori kontrollin dhe i fitoi tri periudhat në vijim(20-12, 10-11, 24-21) dhe korri fitore.
Amerikanja Rael Whitsitt ishte fantastike në fitoren e Penzës sonte me 31 pikë, 18 kërcime, 7 vjedhje topash 6 asiste e 2 bllokada dhe kishte indeks abnormal prej +48, derisa u ndihmua edhe nga Beamon Aeiana që shtoi 14 pikë.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Christina Ellis me 20 pikë, Janelle Porter me 15 e Chervelle Cox me 14 pikë.
Pas xhiros së tetë, Penza mbetet në pozitën e dytë me 15 pikë, 7 fitore e 1 humbje. Derisa, Bashkimi mbetet poashtu i 3-ti me 11 pikë, 4 fitore e 3 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Prishtinën e Penza Kastriotin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.