5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 12 NË ELITËN KOSOVARE, BEFASI, BEFASI TE MVP-JA
INDIVIDI QË RI-DEBUTOI NË ELITËN KOSOVARE - SHPALLET MVP...
1.V.BUNJAKU (BASHK), 2.E.KASTRATI (GEY), 3.H.SHIRKO (GEY), 4.M.YARBROUGH (RAH), 5.A.KAZARNOVSKI (BASH).
1. Plejmejkeri i xhiros 12 në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet ai i Bashkimit, Valon Bunjaku. Prizrenasi ishte njëri nga basketbollistët me efikasitetin më të madh në fitoren e madhe të Bashkimit ndaj Trepçës, pasi shënoi 30 pikë, prej tyre 4 treshe nga 7 tentime, derisa për 2 pikë, kishte 8 realizime nga 10 tentime dhe ishte i saktë 100% nga gjuajtjet e lira 2/2, Koljeviq pati edhe plotë 8 asiste, 4 kërcime e 2 vjedhje topash, për indeksin më të lartë nga plejmejkerët e kësaj xhiroje +39.
2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare ishte Erjon Kastrati i Yllit që tregoi lojë fantastike ndaj Dritës, ai shkëlqeu me 22 pikë, 8 asiste, 5 kërcime, 2 topa të vjedhur dhe shpërndau poashtu 2 bllokada. Kastrati kishte efikasitet thuajse perfekt nga gjuajtjet e lira(4/5) dhe dyshet(4/5), derisa realizoi 4 treshe nga 7 tentime, kjo performancë i dha atij njërin prej indekseve më të larta të xhiros në Art Motion Superligë prej +32.
3. Në pozitën e alosë në xhiron e 12-të në ArtMotion Superligë, këtë javë e kemi edhe një lojtar të Yllit, Henrik Shirkon që debutoi me formë fantastike në rradhët e Yllit të Therandës. Basketbollisti kroat realizoi shifrat magjike triple-double prej 24 pikë, 15 kërcimeve dhe 11 asiste, derisa kishte edhe 3 topa të vjedhur në duelin përballë Dritës. Shirko në këtë fitore meritore të Yllit i realizoi 4 treshe nga 8 tentime dhe 6 dyshe nga 9 tentime. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin stratosferik prej +42.
4. Në pozitën e alo-qendrës këtë javë gjendet alo-qendra fantastike e Rahovecit që korri fitore ndaj Prishtinës, Milik Yarbrough. Milik tregoi formë të lartë ndaj kryeqytetasve me 20 pikë, 8 asiste, por kishte 2 kërcime, e 2 topa të vjedhur, shënimet e tij erdhën kryesisht nga tentimet për treshe, apo më mirë thënë kishte 4 shënime nga 7 tentime, nga gjuajtjet e lira ishte efikas 66% me 4 shënime nga 6 tentime dhe për dyshe realizoi 2 herë nga 4 tentime. Për këtë kontribut të madh në fitore, Yarbrough u notua me indeksin më të lartë te Rahoveci prej +22.
5. Dhe në pozitën e qendrës, në këtë edicion të ArtMotion Superligës në Asist për herë të parë na vjen gjiganti i Bashkimit, Anton Kazarnovski i cili ishte prej lojtarëve më meritorë pse prizrenasit fituan në ”Minatori”, ku shënoi 26 pikëve, prej tyre plotë 8 gjuajtje të lira nga po aq tentime, kishte edhe 6 shënime nga 8 tentime për dyshe, derisa qëlloi 2 herë nga 6 tentime për treshe, maqedonasi shtoi edhe 3 kërcimeve, 2 asiste e 2 vjedhje topash, për çka mori notën plus 25, më të lartën për një qendër kte javë.
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 12-të në elitën kosovare pa asnjë dilemë të vetme i takon yllit të ri Yllit, Henrik Shirko i cili ishte fa-nt-as-tik në debutim me therandasit në fitoren e thellë ndaj Dritës së Gjilanit.
Me triple-double monstruoz prej 24 pikëve, 15 kërcimeve, por edhe 11 asiste e 3 topa të vjedhur, shënimet e Shirkos erdhën nga treshet dhe dyshet, kishte 4 shënime nga 8 tentime për treshe, dhe për dyshe realizoi 6 herë nga 9 tentime e me indeksin fantastik prej plus 42, aloja fantastike amerikane ishte lojtari më i mirë kte xhiro në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.