Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI AFËR MARRËVESHJES ME KËTË LOJTAR TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja ndaj Prishtinës duket se nuk do të jetë dhurata e vetme për tifozët e Rahovecit në prag të fundvitit.

AsistiOnline.com ka kuptuar ekskluzivisht se drejtuesit e skuadrës ‘vreshtare’ janë afër transferimit të basketbollistit amerikan, Ameer Jackson.

Lojtari në fjalë është i gjatë 1.93 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.

27 vjeçari nga New Yorku më parë ka luajtur në Irak, Katar, Tunizi e Rumani.

Në edicionin e fundit, Jackson ka qenë pjesë e skuadrës ”Soles” nga elita e Republikës Domenikane ku ka luajtur me mesatare 7 pikë, 2.4 asiste e 1.4 kërcime për ndeshje.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se a do të kompletohet ky transfer.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.