Basketboll

PËR 15 MINUTA, MITROVICASIT I SHTERIN TË GJITHA BILETAT E NDESHJES ME BASHKIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Se basketbolli është një lojë e veçantë për ta dhe dashurinë për klubin e tyre të zemrës e kanë shumë të madhe, mitrovicasit e tregojnë me një fakt interesant që ndodhi sot.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, me të dalur në shitje biletat e ndeshjes së sontme, Trepça-Bashkimi, të gjitha janë blerë për vetëm 15 minuta dhe interesimi i jashtëzakonshëm i tyre për ta parë klubin e zemrës nga afër vërehet qartë.

Të kujtojmë se ndeshjet e basketbollit kosovar po luhen me një numër të caktuar të shikuesve dhe me limite, shkaku i masave shëndetësore anti-covid.

Trepça dhe Bashkimi sonte luajnë në kuadër të xhiros së 12-të në ”Minatori” të Mitrovicës nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.