Basketboll

TIRANA MPOSHT TEUTËN PAS VAZHDIMEVE

Tirana pas vazhdimeve ka shënuar fitore ndaj Teutës me rezultat 72:79 (13:24, 22:10, 15:10, 15:20, 7:14), në xhiron e pestë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12, por më pas tiranasit hyjnë në një seri prej 0:10, për të kaluar në epërsi 12:22, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 13:24. Por, skuadra durrësake u rikthye shpejt në lojë, për të barazuar shifrat në 28:28, e më pas ishte një lojë e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundon 35:34.

Në periodën e tretë durrësakët ishin në një epërsi të lehtë dhe u karakterizua me pak pikë të shënuara, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:45. Në çerekun e fundit ishin tiranasit ata që kishin epërsinë, deri në momentet e fundit, kur Ndreca me një trepikësh barazon shifrat në 65:65, sa përfundoi koha e rregullt. E në vazhdime, Tirana ishte më e mirë 7:14, duke triumfuar me rezultat 72:79.

Regi Clark me 21 pikë e Endrit Hysenagolli me 15 sosh, ndikuan sonte në fitoren e Tiranës, derisa te Teuta s’mjaftuan, Tyler Peterson me 18 pikë e Cammeron Saterwhite me 16 sosh.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe dy humbje.

 

/LigaUnike/

Komentet janë të mbyllura.