Basketboll

RAHOVECI NDAJ VLLAZNISË NË SHKODËR PËR FITOREN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e xhiros së pestë në Ligën Unike, zhvillohet në qytetin e bukur të Shkodrës.

Vllaznia i bën konakun e mikut, skuadrës kosovare nga qyteti i ‘vreshtave’, Rahovecit.

Të dyja skuadrat aktualisht gëzojnë formën më të dobët në garë, Vllaznia ka 1 fitore e 3 humbje, derisa Rahoveci nuk njeh fitore dhe sonte do të kërkojë me ngulm të parën.

Dueli nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në RTSH.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.