FLAMURTARI ARRIN FITOREN E DYTË NË UNIKE(F)
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Flamurtari e ka arritur fitoren e dytë në Ligën Unike të Femrave.
Vashat vlonjate kanë fituar në shtëpi ndaj atyre nga Tirana me rezultatin 81-71.
Tri basketbolliste shkëlqyen sonte në këtë fitore meritore të Flamurtarit: Emma Obryan me 26 pikë, 11 kërcime e 8 asiste, Laura Johnson me 24 pikë dhe Samra Omerbasic me 23 pikë e 12 kërcime.
Gjersa te Tirana me lojë të mirë u dalluan, Mirela Lugaj e Enisa Qosja me nga 20 pikë dhe si dhe Klea Vierri me 15 sosh.
Pas xhiros së tretë, Flamurtari ka dy fitore dhe 1 humbje, ndërsa Tirana mbetet ende pa fitore në këtë garë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.