Basketboll

KBF BASHKIMI PREZANTOI TRAJNERIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka gjetur trajnerin e ri për ti prirë ekipit në vijim të stinorit.

Ekipi prizrenas ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin shqiptar, Juxhin Shaqiri.

“Një trajner me ambicie të mëdha, do të jetë në krye të ekipit tonë. Juxhin Shaqiri nga Shqipëria tashmë ka nisur punën në ekipin tonë, të cilin e ka përcjellë prej kohësh. Me Juxhinin në krye që është ndër trajnerët më të vlerësuar të ri të basketbollit në Shqipëri, rezultatet për këtë edicion nuk do të na mungojnë. Së bashku, jemi edhe më të fortë drejt synimeve të këtij edicioni”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Të kujtojmë se portokallinjët ditë më parë e ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin turk, Tolga Esenci.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.