Basketboll

KBF PRISHTINA TRIUMFON ME PËRMBYSJE NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitore me përmbysje ka arritur KBF Prishtina ndaj Bashkimit në xhiron e tretë të Ligës Unike tek femrat.

Ekipi kryeqytetas triumfoi sonte në udhëtim te Bashkimi me rezultatin 71-80.

Edhe pjesa e parë u mbyll me avantazh të Bashkimit(39-34). Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe Prishtina e fitoi duelin falë përmbysjes së madhe.

Rol kyç në këtë fitore të prishtinaseve sonte patën, Diellza Dekaj me 25 pikë e 11 kërcime, Sarah Mgbeike me 21 pikë e 11 kërcime, Aisia Robertson me 18 pikë dhe Marigona Rushiti me 10 sosh.

Te Bashkimi pikë dyshifrore arritën vetëm dy lojtare, Christina Ellis(31pk, 12krc) dhe Irma Konjusha(16).

Pas xhiros së 3-të në Ligën Unike tash të dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.