FITOJNË NDAJ PARTIZANIT, VASHAT PEJANE LIDERE TË REJA TË UNIKES!
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe dueli i fundit i xhiros së tretë në Ligën Unike për femra.
Skuadra e Penzës nga Peja ka triumfuar ndaj Partizanit të Tiranës 107-62.
Me përjashtim të çerekut të tretë që ishte më i baraspeshuar(23-20), periodat e tjera ishin komplet nën-dominimin e ekipit verdhezi(26-11, 28-16, 30-15) dhe në fund fitorja me meritë ju takoi atyre.
Kontribueset kryesore të Penzës në këtë fitore sonte ishin, Rael Whitsitt me double-double(33pk, 18krc), Beamon Aeiana me 17 pikë, Mia Long me 15 pikë, Melita Luci me 14 pikë, si dhe Jeta Zeka me 10 pikë e 13 kërcime.
Te Partizani lojë të mirë shfaqën, Aida Palko me 19 pikë dhe Ketjona Fekollari me 12 sosh.
Pas xhiros së tretë në Ligën Unike, Penza bëhet lidere e re e renditjes tabelare me 6 pikë dhe 3 fitore nga po aq ndeshje të luajtura, derisa Partizani pësoi edhe disfatën e tretë nga po aq ndeshje dhe mbetet i fundit në tabelë.
Në xhiron e ardhshme, Penza i shkon Tiranës e Partizani i shkon Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.