Basketboll

BASHKIMI MPOSHT TREPÇËN DHE MBYLL VJESHTËN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka mbyllur me fitore jo fortë të lehtë në udhëtim te Trepça.

Vashat prizrenase kanë mposhtur çaste më parë Trepçën në Mitrovicë me rezultat 66-79.

Pesëshja e parë e ekipit të Bashkimit realizoi pikë dyshifrore, Janelle Porter(21pk, 12krc), Irma Konjusha(17pk, 10ast), Sara Vranici(13), Besjana Martinaj(12), Christina Ellis(10pk, 10krc).

Vlen të ceket se ekipi i Bashkimit në këtë sfidë nuk e realizoi as një trepikësh.

Te Trepça nuk mjaftoi për fitore, Tasharra Jeffries me plotë 37 pikë, derisa 15 pikë e 13 kërcime i shtoi edhe Alma Muzliukaj.

Pas mbylljes së stinorit vjeshtor, Bashkimi përfundon në pozitën e tretë me 14 pikë, 5 fitore e 4 humbje e Trepça renditet e parafundit me 12 pikë, 3 fitore e 6 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.